Drejtuesit e dy partivë më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski prej ditës së premte ndodhen në vetëizolim të detyrueshëm shtëpiak, pasi kishin pasur intervistë me një gazetar të prekur nga koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se testi i parë i z. Mickovski ka dalë negativ, ndërsa për z. Zaev ende po pritet rezutati.
Megjithëse, ministri nuk tha se për cilin televizion dhe gazetar bëhej fjalë, dy krerët politik maqedonas i kishin dhënë intervista të ndara Televizionit Kanal 5, përkatësisht redaktorit Goce Mihajlovski.
Ministri Filipçe tha se kryetarët e Lidhjes Social Demokrate dhe të VMRO-DPMNE-së janë testuar dhe vendosur në vetëizolim të detyrueshëm shtëpiak.
Testi i parë i drejtuesit opozitar Mickovski, dhe ish-kryeministrin dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev kan dalë negativ bëri të ditur ministri Filipçe.
Zoti Mickovski është shprehur në rrjetet sociale se ndjehet mirë fizikisht dhe zoti Zaev po ashtu ka shkruar se nuk ka simptoma te virusit.
Gazetari, siç tha ministri Filipçe, ndodhet në spitalin “8 Shtatori” në gjendje të qëndrueshme.
Nga ana tjetër, ministra të kabinetit qeveritar, të cilët kanë pasur kontakte me zotin Zaev po presin udhëzime nëse do të duhet të bëjne testet.