Gjatë 24 orëve të fundit prej 496 testeve të realizuara, 48 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 711, përcjell Alsat.
Sipas vendbanimeve prej 48 rasteve të reja, 11 raste janë regjistruar në Shkup, 25 në Kumanovë, 1 në Shtip, 4 në Prilep, 1 në Tetovë, 3 në Strugë, 1 në Ohër dhe 2 në Gostivar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, në Shkup dhe në Strugë, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 32.
Përndryshe prej sot nga ora 16:00 hyri në fuqi kufizimi i lëvizjes edhe gjatë tërë fundjavës që dtth se tek të hënën në ora 05:00 qytetarët përsëri mund të lëvizin.