Gjatë 24 orëve të shkuara janë regjistruar 53 raste të reja me covid 19, edhe atë në:
Shkup – 13, Kumanovë – 9, Prilep – 9, Tetovë – 4, Strugë – 2, Veles – 12, Manastir – 2 dhe Makedonski Brod – 2, me këtë, numri i përgjithshëm i personave me Covid-19 shkon në 1170.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipce nga fillimi i muajit maj do të bëhet lehtësimi i masave shtrënguese kundër covid 19: “Ne po bëjmë një plan serioz, që pas 1 majit, të nisim me lehtësimin e disa prej masave, të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipce dhe disa ministra të tjerë mbajtën konferencën e parë për media përmes një platforme interneti pasi të gjithë janë në vetizolim shtëpiak.
Por, ai ka bërë të ditur se edhe pas lehtësimit të masave do të kërkohet kujdes maksimal dhe përgjegjësi nga secili prej qytetarëvë: “Dua të informoj qytetarët se pas stuhisë vjen dielli. Është e qartë se pas gjithë kësaj jeta e secilit prej nesh, e të gjitha institucioneve, do të ndryshojë … edhe kur të lehtësohen masat, kuptohet se tregjet, restorantet dhe kafenetë do të punojnë në një distancë, do të punojnë me kujdes. Nuk do të jetë më njësoj, por unë besoj se të gjithë qytetarët tani më janë të vetëdijshëm për atë që po bëjmë, që këtë gjendje ta përballojmë në mënyrë që mbi të gjitha të ruajmë shëndetin ”, ka deklaruar Ministri Venko Filipce.
Përndryshe prej të Premtes në ora 16:00 hyri në fuqi ora policore, e cila do të zgjatë deri të martën në ora 05:00, ipas raportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë 24 orëve të fundit 77 persona kanë shkelur orën policore dhe 46 prej tyre janë shoqëruar në polici.
.