Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime dhe janë vërtetuar 8 raste të reja me Covid-19 edhe atë: në Shkup-3 raste, Manastir-1 dhe Veles-4.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 21 persona të shëruar edhe atë: në Shkup-8, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-1, Veles-1, Koçanë-1 dhe Makedonski Brod-1.
Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një paciente nga Tetova e moshës 59 vjeçe, e ndjera 15 ditë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në bazë të kësaj numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë arrin në 1526, ndërsa numri i të shëruarve në 1013, të atyre që kanë ndërruar jetë është 86, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 427.