Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë 309 teste dhe janë regjistruar 20 raste të reja të personave të infektuar me covid-19 .
10 të infektuar janë regjistruar në Shkup , 5 në Prilep, 4 në Tetovë dhe 1 në Veles.
Fatkeqësisht, sot janë regjistruar edhe 3 viktima. Një paciente e moshës 59 vjeçare nga Prilepi, ka ndërruar jetë në klinikën e Shkupit, ku ishte e shtrirë prej 7 majit, një pacient të moshës 76 vjeçare nga Velesi, ka ndërruar jetë në spitalin e Velesit, ku ishte i shtrirë prej 6 majit dhe një paciente e moshës 68 vjeçare nga Tetova, ka ndërruar jetë rrugës për në klinikën e Shkupit.
24 pacientë janë shëruar.
Sipas këtyre të dhënave numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me covid 19, arriti në 1694, 1229 pacientë janë shëruar, 95 kanë vdekur, ndërsa momentalisht numri i pacientëve aktiv është 370.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara janë regjistruar edhe 4 raste të reja dhe një paciente ka ndërruar jetë me Covid 19, në territorin e Tetovës kemi 58 pacient aktiv me Covid 19.