EcoGuerilla mbledh “sadaka” për Nurhan Izairin

EcoGuerilla formon Fond për Rrogën e Ministrit: Nurhan, dorëhiqu se ne ta sigurojmë pagënLëvizja EcoGuerilla ka marrë një aksion për formimin e një fondi, me të cilin do t’i sigurohej rroga mujore e ministrit të Ekologjisë, Nurhan Izairi. Kjo me qëllim që ministri i punësuar në Qeveri të ketë të atdhura të siguruara dhe me pastaj të bindet të japë dorëheqje në shenjë revolte për helmimin që bën Jugohromi mbi Tetovën dhe rrethinën, banor i së cilës është edhe vetë ministri.

Aktivistë të kësaj lëvizjeje kanë dalë sot në rrugët e Tetovës dhe kanë kërkuar lëmoshë me qëllim që sa më shpejtë të sigurohen mjetet e caktuara. Thonë se për të shpëtuar jetë njerëzish, janë të gatshëm të kërkojnë lëmoshë edhe për filtrat e Jugohromit, edhe fiton miliona në vit duke shkatërruar shëndetin dhe ambientin e tetovarëve.

Qytetarët në mënyrë masovike kanë përkrahur këtë aksion, duke ndarë nga xhepi qindarkat e fundit për fondin e rrogës së ministrit.

“Kaluan 2 muaj e gjysëm që kur z. Nurhan Izairi i dha afat tjetër gjashtëmujor Jugohromit të helmojë qytetarët e Tetovës. Nga ajo ditë, deri sot kemi patur plotë 76 ditë me ajër të helmuar. Pra çdo ditë, nga data 1 Nëntor 2014 deri në këtë moment – 16 Janar 2015 ka qenë ditë në të cilën banorët e Tetovës me rrethinë kanë thithur ajër të helmuar”, tha Arianit Xhaferi, përfaqësues i EcoGuerillës.

Pasi ministri nuk ka fuqi të ndalë këtë helmim të Tetovës, Xhaferi tha se “lëvizja EcoGuerilla atë nuk e njohim dhe nuk e pranojmë si ministër por e konsiderojmë si një i punësuar në atë ministry”.

“Për t’i siguruar rrogën që ia ka qejfi, sot kemi marrë iniciativë të mbledhim nje fond dhe kështu ta bindim të japë dorëheqje. Nuk shohim asnjë arsye tjetër pse z. Nurhan Izairi duhet të konsiderojë veten Ministër i Mjedisit Jetësor përveç rrogës që merr. Ndonjë punë tjetër nuk duket se është duke bërë aty. Ja, do grumbullojmë ne fonde, merri të gjitha – vetëm ik prej aty se kot rri”, tha ai.

Xhaferri paralajmëroi protesta masive në ditët në vijim. (lajm)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>