Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë 426 teste dhe janë regjistruar 30 raste të reja të personave të infektuar me covid-19 .
11 të infektuar janë regjistruar në Shkup , 6 në Tetovë, 5 në Veles, 3 në Prilep, 2 në Kumanovë, 1 në Shtip, 1 në Manastir dhe 1 në Ohër.
Fatkeqësisht, sot janë regjistruar edhe 3 viktima. Një pacient i moshës 58 vjeçare nga Velesi, ka ndërruar jetë në klinikën e Shkupit, ku ishte e shtrirë prej 12 majit, një pacient të moshës 57 vjeçare nga Tetova, ka ndërruar jetë në spitalin e Shkupit, ku ishte i shtrirë prej 22 prillit dhe një pacient të moshës 78 vjeçare gjithashtu nga Tetova, ka ndërruar jetë në klinikën e Shkupit, ku ishte e shtrirë prej 11 majit .
26 pacientë janë shëruar.
Sipas këtyre të dhënave numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me covid 19, arriti në 1792, 1293 pacientë janë shëruar, 101 kanë vdekur, ndërsa momentalisht numri i pacientëve aktiv është 398.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara përsëri janë regjistruar edhe 6 raste të reja, dy pacientë kanë ndërruar jetë, 3 janë shëruar dhe numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 75.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
1. Shkupi me 144 raste aktive
2. Tetova me 75 raste aktive
3. Prilepi me 64 raste aktive
4. Velesi me 48 raste aktive
5. Kumanova me 32 raste aktive
lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.