Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nëpërmjet një adresimi virtual foli sot para studentëve të Universitetit të Harvardit në kuadër të organizimit “Një Bisedë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti” të bashkëorganizuar dhe bashkësponzoruar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Harvardit. Diskutimi u moderua nga Ambasadori Nicholas Burns, Profesor i Praktikës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Fjalën e tij, Kryeministri në detyrë, e filloi me një citat të Profesor Ukshin Hoti, i cili edhe vetë ishte student i Universitetit të Harvardit gjatë fundviteve shtatëdhjeta; “Pa marrë parasysh se sa të rinj dhe të papërvojë që ne jemi në këto procese, ne jemi zotuar se gjithmonë do të ecim dhe shohim përpara, se do të udhëhiqemi nga ajo se çka është progresive dhe se nuk do të biejmë në kurthën e revanshizmit politik, jo vetëm se kjo nuk na çon askund, por se një fenomen i tillë është reaksionar për të gjithë shoqëritë dhe gjatë gjithë kohës.”
Në vazhdim të fjalës së tij, ai foli për prioritet e Qeverisë së tij të cilat bazohen në dy drejtime kryesore: drejtësi dhe punësim, dhe për 100 ditëshin e Qeverisë. Kryeministri theksoi se ai angazhohet për një aleancë trans-atlantike dhe se ideja se duhet zgjedhur mes BE-së dhe SHBA-së është dilemë false sepse duhen të dyja. Pa BE-në dhe tregun e tyre nuk do të kemi zhvillimin që na duhet dhe pa Amerikën nuk kemi mbrojtjen që nevojitet.
Në fund, Kryeminstri në detyrë Kurti ndau me studentët këshillën e tij që të mos e nënvlerësojnë fuqinë që ndodhet brenda tyre dhe stuhinë që qëndron para tyre.
18:44
Kurti për Universitetin e Harvardit: Drejtësia dhe vendet e punës, prioritete tonat
Në një bisedë online me studentët e Universitetit të Harvardit, Kurti ka folur për 100-ditëshin dhe krizën politike në Kosovë.
Ngjarja është moderuar nga R. Nicholas Burns, profesor i Universitetit të Harvardit dhe ish-diplomat amerikan.
“Jam zgjedhur kryeministër në kohën kur korrupsioni dhe papunësia janë problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët tanë dhe që janë arsyeja kryesore që ata synojnë të largohen nga shteti”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se program qeverisës i Qeverisë së tij organizohet rreth dy prioriteteve. I pari është drejtësia.
“Mbi të gjitha kjo nëkupton betejën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për shembull, të gjitha ndërmarrjet tona humbin miliona euro shkaku I keqmenaxhimit. Prandaj, kemi nisur t’i zëvendësojmë bordet e ndërmarrjeve me ekspertët e fushës. Beteja po ndërmerret përmes pakos së ligjeve të reja. Kemi krijuar ekipe ekspertësh ligjorë. Beteja kundër tajkunëve ekonomikë është sfida më e madhe që na pret”, ka thënë ai.
Kurti ka shtuar se prioriteti i dytë është krijimi i vendeve të punës.
“Këtu ka shumë për t’u bërë, por gjëja më e rëndësishme që do ta transformonte ekonominë janë investimet nga jashtë. Kemi papunësi të lartë, por popullatë të re, të rrjedhshme në shumë gjuhë të huaja”, ka thënë ai.
“Puna dhe drejtësia janë dy shqetësimet kryesore të miat, por si kryeministër jam i vendosur t’i udhëheq negociatat me Serbinë, për normalizimin e raporteve tona dypalëshe”, ka thënë ai.
Sa i përket dialogut, Kurti e ka ritheksuar rëndësinë e parimeve në dialog. Po ashtu, u ka treguar studentëve emrat që i ka propozuar për të marrë pjesë në këtë dialog. I ka ritheksuar tri parimet e tija.
Bisedën e ka nisur me një citat të Ukshin Hotit.
“Më kujtohet ta kem lexuar Hotin dhe ai vazhdon të më shërbejë si inspirim. Nuk e kam ndërmend të dorëzohem. Hoti s’është dorëzuar kurrë. Pas studimeve të tij në SHBA, ai u kthye në Kosovë dhe nuk e pranoi regjimin e apartheidit”, ka thënë Kurti.
Kurti u ka treguar më pas studentëve se Hoti vazhdon të jetë në mesin e të zhdukurve. Studentëve të Harvardit më pas u ka folur edhe për presidentin amerikan, John F. Kennedy.
“Duhet të jeni mirënjohës që jenë studentë të këtij universiteti, njëjtë si unë që jam krenar me Hotin”, ka thënë Kurti.
18:56
Kurti: Grenelli synon marrëveshje me Serbinë deri në shtator
I pyetur për arsyet që administrata e presidentit Donald Trump kërkon një normalizim të shpejtë të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti mendon se ambasadori Richard Grenell nuk ia dëshiron të keqen popullit të Kosovës, por kërkesën për përshpejtim të arritjes së marrëveshjes më tepër e sheh si “arritje historike vetë Grenelli”.
“Grenell ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë dhe është pershtypje imja se ai nuk deshi të keqen për popullin shqiptar dhe Kosovën dhe kur duhet të bëhet diçka shpejt ju mundoheni të bëni presion dhe ka një nguti prej tij për arritje të marrëveshjes historike, duke u fokusuar më pak në tekstin e marrëveshjes. Ai dëshironte marrëveshjen si qëllim të tij kryesor. Ai në tetor më tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshje deri në shtator”, ka thënë Kurti.
Për më tepër, Kurti ka thënë se është për një dialog të përgatitur mirë, me SHBA dhe BE si ndërmjetësues.
Sipas tij, presidenti Trump nuk ishte në dijeni kur takoi homologun e tij rus Vladimir Putin në Helsinki se do të fuqizojë influencën ruse në Ballkanin Perëndimor.
“Ka pasur dy dështime për tentim-puç në Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi dhe tash radha e tretë mund të jetë në Kosovë ose Bosnjë. Trump është i preokupuar me fuqizimin e Kinës dhe Putin dëshiron ta shfrytëzojë këtë në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Kurti.
Në një bisedë online me studentët e Universitetit të Harvardit, Kurti ka folur për 100-ditëshin dhe krizën politike në Kosovë.
Ngjarja është moderuar nga R. Nicholas Burns, profesor i Universitetit të Harvardit dhe ish-diplomat amerikan.
19:35
Kurti studentëve të Harvardit: Nëse e humbim BE-në, fiton Rusia
Aleanca Veriatlantike ka qenë shpesh cak kritikash i të parit të SHBA-së.
Kurti në bisedën online, të moderuar nga Richard Burns ka folur për tri shtyllat e Bashkimit Evropian.
“Pa NATO-n e humbim edhe BE-në dhe nëse e humbim atë, fituese është Federata Ruse. Askush në SHBA nuk mund të fitojë nëse e humbim BE-në”, ka thënë Kurti.
Kurti po ashtu e ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së të trija shtyllave të bllokut evropian.
“Posaçërisht ombrellën e sigurisë, NATO-n, esenca e të cilës është SHBA”, ka thënë ai.
Ai u ka treguar studentëve se populli i Kosovës ia di rëndësinë NATO-s.
“Pa ndërhyrjen e saj, nuk do të ishim shtet i lirë sot”, ka thënë ai.