Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit sipas informatave të deritashme janë realizuar 987 teste dhe janë regjistruar 87 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 41 – Shtip 16 – Kumanovë 12 – Tetovë 10 – Probishtip 4 – Ohër 2 – Gostivar 1 dhe Strugë 1.
Gjatë 24 orëve u regjistrua 1 viktimë, në Klinikën për Kardiologji ndërroi jetë një pacient 74-vjeçar nga Kumanova i hospitalizuar para 2 ditëve dhe i vërtetuar si pozitiv në këtë klinik.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 5 pacientë të rikuperuar në – Tetovë 2 – Prilep 2 dhe Shkup 1 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 3239, numri i pacientëve të rikuperuar është 1658, numri i të ndjerëve është 157 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 1424.
Në bazë të dhënave, duket sikur virusi pëson një zbritje dhe se kulmi ishte më 5 qershor (shih diagramin lart).
Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 10 raste të reja dhe kemi 2 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 135.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
- Shkup – 1373, aktiv 760 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Shtip – 223, aktiv 185 (me 43.625 banorë)
- Kumanova – 568, aktiv 150 (me 109.228 banorë)
- Tetovë – 301, aktiv 135 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
- Velesi – 144, aktiv 30 (me 54.384 banorë)
- Struga – 106, aktive 33 (me 65.801 banorë)
- Gostivar – 51, aktiv 29 (111.252 banorë)
- Prilep – 218, aktiv 25 (me 75.132 banorë)
- Koçani – 53, aktiv 22 (me 37.758 banorë)
- Ohër- 37, aktiv 20 (51.591 banorë)
- Probishtip – 11, aktiv 9 (me 15.085 banorë)
- Manastir – 30, aktiv 3 (me 91.983 banorë)
- Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)
- Dibra – 52, aktiv 2 (me 20.863 banorë)