Covid 19: Sot 162 raste të reja, 9 të vdekur dhe 5 persona të shëruar

Diagrami 14.06Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 778 teste dhe janë regjistruar 162 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 92  – Tetovë 32 – Resnje 14 – Dibër 5 – Ohër 4 – Strugë 3 – Kumanovë 3 – Gostivar 2 – Prilep 2 – Shtip 1 – Gjevgjeli 1 – Strumicë 1 – Sveti Nikollë 1 dhe Kriva Pallankë 1 .

Gjatë 24 orëve u regjistruan 9 viktima, 3 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Struga, 1 nga Gostivari , 1 nga Prilepi, dhe 1 nga Velesi:

-Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient 62-vjeçar nga Tetova i hospitalizuar para 1 dite, një pacient 62-vjeçar nga Shkupi i hospitalizuar para 3 ditësh. -Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, ndërroi jetë një pacient 69-vjeçar nga Shkupi i hospitalizuar më 13 qershor, një paciente 73-vjeçare nga Shkupi e hospitalizuar prej 2 qershorit dhe një paciente 70-vjeçare nga Velesi e hospitalizuar prej 2 qershorit. – Në spitalin e Prilepit ndërroi jetë një paciente 81-vjeçare e hospitalizuar prej 11 qershorit. – Në spitalin e Tetovës ndërroi jetë një pacient 59-vjeçar. – Në Spitalin e Ohrit ndërroi jetë një pacient 69-vjeçar nga Struga. – Në spitalin e Gostivarit një paciente që kishte ndërruar jetë më 11 qershor u vërtetua si pozitiv -post mortum-, me këta raste të vdekjeve, numri i personave që kanë ndërruar jetë u rrit në 188.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 5 pacientë të rikuperuar në – Prilep 2– Shkup 2  dhe Tetovë 1 .

Ku është rreziku më i madh që mund të infektohemi me Covid-19, nivelet e rrezikut gjate aktiviteteve sociale lexoni në tabelën Covid-19 risk levels.

Risk levelsNumri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 3895, numri i pacientëve të rikuperuar është 1705, numri i të ndjerëve është 179 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 2011.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 32 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 239.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :

  • Shkup – 1858, aktiv 1210 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Tetovë – 413, aktiv 239 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
  • Kumanova – 640aktiv 221 (me 109.228 banorë)
  • Shtip – 238, aktiv 196 (me 43.625 banorë)
  • Ohër- 69, aktiv 51 (51.591 banorë)
  • Struga – 127, aktive 46 (me 65.801 banorë)
  • Gostivar – 64, aktiv 49 (111.252 banorë)
  • Velesi – 150, aktiv 27 (me  54.384 banorë)
  • Prilep – 228, aktiv 20 (me 75.132 banorë)
  • Koçani – 54, aktiv 23 (me 37.758 banorë)
  • Probishtip – 11, aktiv 9 (me 15.085 banorë)
  • Manastir – 33aktiv 6 (me 91.983 banorë)
  • Dibra  – 61, aktiv 10 (me 20.863 banorë)
  • Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>