Në mbledhjen e 16-të të shtabit të krizës për luftë kundër COVID19, u raportua se deri 15.06.2020 në Tetovë dhe komunat përreth dhe janë regjistruar 17 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 430. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 144 persona kurse 28 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 258. Sipas komunave, numri i përgjithshëm, por pa të dhëna për rastet aktive është si vijon:
- Komuna e Tetovës 246 (11 kanë ndërruar jetë) aktive ?
- Komuna e Bogovinës 65 (7 kanë ndërruar jetë) aktive ?
- Komuna e Tearcës 48 (2 kanë ndërruar jetë) aktive ?
- Komuna e Bërvenicës 27 (1 ka ndërruar jetë) aktive ?
- Komuna e Jegunovcës 26 (3 kanë ndërruar jetë) aktive ?
- Komuna е Zhelinës 18 të infektuar (4 persona kanë ndërruar jetë) aktive ?
Nga Spitali Klinik në Tetovë informuan se ky institucion posedon të gjitha kapacitetet infrastrukturore dhe njerëzore për të menaxhuar me situatën dhe numrat në rritje të pacientëve të diagnostikuar me COVID19. Sektori për punë të brendshme në Tetovë informoi se gjatë fundjavës në komunën e Tetovës dhe komunat përreth janë shqiptuar gjithsej 197 dënime për mos mbajtje të maskave mbrojtëse. Po ashtu janë kryer 59 kontrolle në objektet gastronomike dhe kafenetë për të verifikuar respektimin e protokolleve dhe masave mbrojtëse shëndetësore. Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 256 persona, në vetizolim 274, kurse në karantinë shtetërore në kapacitetet e Kodrës së Diellit gjenden 54 persona. Apelojmë deri tek të gjitha institucionet që bëjnë dializë në RMV, që në bazë të vendimit të fondit të shëndetësisë, të kryejnë edhe transportin e pacientëve pozitiv me COVID19, nga shtëpitë e tyre deri tek kapacitetet mjekësore të dializës dhe anasjelltas.
Në prag të fillimit të afatit të parë të regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme komunale të komunës së Tetovës, informojmë qytetarët se janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse duke respektuar protokollet shtetërore për regjistrim të nxënësve në shkolla. Po ashtu në fundjavë kemi filluar edhe me dezinfektimin e plotë të hapësirave të jashtme dhe të brendshme të të gjitha shkollave të mesme në komunën e Tetovës.
Po ashtu sot është evidentuar edhe një frekuentim i shtuar i qytetarëve përpara objekteve bankare, që lidhet me dhënien e kartelave pagesore vendore. Me qëllim që të evitohen skenarë të padëshirueshme të infektimit të mundshëm si pasojë e grumbullimit në masë të njerëzve, apelojmë që bankat komerciale të rrisin numrin e rendmbajtësve në sportele dhe hapësirat e jashtme përpara objekteve bankare. Sa i përket ndalesës për transportit të organizuar ndërurban në komunën e Tetovës dhe komunat përreth, duam të informojmë opinionin se ne si Shtab komunal i krizës vlerësuam se ndalesa e cila u soll me përfundim të shtabit qeveritar të krizës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, dhe tani me përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme ky përfundim nuk ka fuqi juridike dhe si rrjedhojë transporti i organizuar ndërurban mund të vazhdojë, me respektim strikt të protokolleve mbrojtëse nga ana e transportuesve. Jemi të vetëdijshëm se karantinimi dhe izolimi i gjatë ka lënë pasoja të përgjithshme dhe ekonomike tek të gjithë qytetarët, andaj sugjerojmë që qytetarët të fillojnë risocializimin, duke pirë një kafe me miqtë, apo familjarët, të praktikojnë ecje në natyrë, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm dhe duke respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse.