Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1227 teste dhe janë regjistruar 156 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 100 – Tetovë 19 – Kumanovë 11 – Veles 6 – Shtip 6 – Koçani 3 – Strugë 2 – Ohri 1 – Gostivar 1 – Dibra 1 – Prilep 1 – Manastir 1 – Kavadarci 1 – Gjevgjelia 1 – Kratova 1 dhe Sveti Nikollë 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 6 viktima, 4 nga Shkupi dhe 2 nga Tetova:
– Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërruan jetë 2 persona: një paciente 70-vjeçare nga Shkupi, e hospitalizuar prej 16 qershorit dhe një paciente 76-vjeçare nga Shkupi , e hospitalizuar prej 10 qershorit. – Në klinikën e Nefrologjisë ndërroi jetë një paciente 74-vjeçare nga Shkupi dhe – Në Institutin për sëmundjet e mushkërive dhe TBC ndërroi jetë një paciente gjithashtu 74-vjeçare nga Shkupi. – Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, ndërroi jetë një paciente 66-vjeçare nga Tetova, e hospitalizuar më 14 qershor. – Në Spitalin Klinik të Tetovës ndërroi jetë një pacient 71-vjeçar nga Tetova, i hospitalizuar më 16 qershor, me këta raste të vdekjeve, numri i personave që kanë ndërruar jetë u rrit në 222.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 27 pacientë të shëruar në – Shkup 10 – Tetovë 10 – Shtip 3 – Negotinë 2 – Manastir 1 dhe Veles 1 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 4820, numri i pacientëve të rikuperuar është 1863, numri i të ndjerëve është 222 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 2735.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 19 raste të reja, 2 viktima dhe 10 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 304.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 2343, aktiv 1593 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Tetovë – 500, aktiv 304 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë) .
- Kumanova – 679, aktiv 230 (me 109.228 banorë) .
- Shtip – 260, aktiv 208 (me 43.625 banorë) .
- Ohër- 91, aktiv 72 (51.591 banorë).
- Struga – 149, aktive 70 (me 65.801 banorë) .
- Gostivar – 79, aktiv 53 (111.252 banorë) .
- Velesi – 162, aktiv 34 (me 54.384 banorë)
- Prilep – 230, aktiv 17 (me 75.132 banorë)
- Koçani – 59, aktiv 26 (me 37.758 banorë)
- Dibra – 63, aktiv 11 (me 20.863 banorë)
- Probishtip – 11, aktiv 9 (me 15.085 banorë)
- Manastir – 38, aktiv 9 (me 91.983 banorë)
- Resnjë – 48, aktiv 47 (me 16.313 banorë)
- Kërçova – 5, aktiv 2 (me 56.937 banorë)