Tuneli i Llogorasë/ “Për 7 minuta nga Dukati në Palasë”

Qeveria ka shpallur garën për projektin e detajuar për tunelin e Llogorasë.

Ministrja Balluku tha se: Tuneli i Llogorasë, është ëndërr jo vetëm e qeverisë, por e çdo shqiptari. Do nisim një proces të një gare ndërkombëtare.Tuneli do të jetë 6 km i gjatë. Akses i prekshëm nga të gjithë. Nga Dukati në urën e Palasës është 55 minuta, falë tunelit rruga do përshkohet për 7 minuta.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se me projektin synohet që rruga Orikum-Palasë, do të bëhet vetëm në 10 minuta, duke shkurtuar jo vetëm kohën që nevojitet për të përshkruar distancën, por edhe eliminohet vështirësia në lëvizje për shkak të gjarpërimit teksa kapërcehet mali.

“E them me shumë krenari që jemi gati të materializojmë këtë projekt që do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe do të shërbejë si katalizator i turizmit. E kemi parë dhe përjetuar shumë herë në kontaktet tona me investitorët e huaj shumë të interesuar për të investuar në turizëm, se në fund biseda mbyllet me distancën mes vendit të investimit dhe aeroportit më të afërt, përtej faktit që aeroporti i afërt do të ndërtohet, ai i Vlorës, që një tjetër shumë herë i përfolur dhe ai do të ndërtohet, ai i Sarandës, kyçi mbetet Llogorja, pasi distanca zgjatet edhe si kohë dhe vështirësi me segmentin që e njohim të gjithë që gjarpëron për të kapërcyer malin. Janë bërë analizat, për parametrat e nevojshëm që lidhen me fizibilitetin, janë ezauruar dhe rrugët e mundshme të realizimit me investime të huaja apo PPP dhe është rënë në fund në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe të çohet në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit”- tha Rama.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>