pamja para Bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” në Tetovë
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 973 teste dhe janë regjistruar 88 raste të reja të COVID -19 edhe atë në: -Shkup 30 -Shtip 13 -Strugë 11 -Kërçovë 8 – Kumanovë 8 -Prilep 5 -Tetovë 3 -Ohër 2 -Dibër 1 -Veles 1 -Manastir 1 -Kavadari 1 -Gostivar 1 -Probishtip 1 -Kratovë 1 dhe Sveti Nikole 1
Gjatë 24 orëve u regjistruan 3 viktima: 2 pacientë nga Shkupi dhe 1 pacientë nga Shtipi.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 336 pacient të shëruar në: -Shkup 70 -Tetovë 31-Shtip 6 -Resnje 4 -Prilep 4 -Veles 3 -Koçanë 2 -Probishtip 1 -Kërçovë 1 dhe Negotinë 1
Deri më tani, janë kryer gjithsej 78.133 teste për COVID -19 në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 8197, numri i pacientëve të rikuperuar është 4326 numri i atyre që humbën jetën është 385 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3486.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 3 raste të reja dhe 31 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 296.
Këto pamje janë para dhe rreth Bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” në Tetovë, që është dukuri e përditshme, vazhdon me javë të tëra , mbizotëron kaosi me grumbullimin e njerëzve, tani u bënë disa javë që kjo pamje vazhdon prej orës 07:00– 18:00. Mbi 100 persona, çdo ditë mblidhen tek hyrja dhe rreth bankës.
Fatkeqësisht asnjë masë e vetme nuk është ndërmarr për evitimin e këtij burimi potencial të infektimit të qytetarëve edhe përkundër sensibilizimit të pandërprerë nga ana e qytetarëve.
Një papërgjegjësi totale të partive politike, komunës së Tetovës, organeve përgjegjëse, institucioneve, shtetit…
Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit të keq të tyre.
TURP!!!