Sipas rezultateve të fundit jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, prej 3,421 vendvotimeve të përpunuara nga gjithsejt 3,480 vendvotime, koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mozeme” fitoi 46 vende, ndërsa VMRO-DPMNE dhe koalicioni 44, BDI fitoi 15 vende, Aleanca për Shqiptarët me Alternativa – 12, dhe PDSH 1 vend në Parlament.
Në zgjedhjet e dhjeta parlamentare, të cilat zgjatën për tre ditë në kushtet e tanishme të pandemisë aktuale të koronavirusit, të drejtën e votës e ushtruan rreth 923 mijë qytetarë ose afërsisht 51% e votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve.