Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 724 teste dhe 96 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: -Shkup 24 – Shtip 24 – Strugë 9 – Tetovë 7 – Kumanovë 6 – Ohër 6 – Radovish 5 – Gostivar 4 – Sveti Nikole 3 – Strumicë 3 – Koçani 2 – Prilep 1 – Manastir 1 dhe Kriva Palankë 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 10 viktima : katër pacientë nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, një pacientë nga Shtipi, një pacientë nga Tetova, një pacientë nga Gostivar dhe një pacientë nga Kërçova.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 61 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 27 – Kumanovë 16 – Prilep 4 – Tetovë 4 – Resnje 3 – Kriva Palankë 3 – Kavadari 1 – Gjevgjeli 1 – Kratovë 1 dhe Kërçovë 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 86.543 teste për COVID -19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 9249, numri i pacientëve të rikuperuar është 4871, numri i atyre që humbën jetën është 432 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3946.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 7 raste të reja, 1 viktimë dhe 4 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 299.
Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.