Shqipëri, parlamenti voton në favor të ndryshimeve kushtetuese

parlamentiNë Shqipëri, parlamenti votoi sot në favor të ndryshimeve kushtetuese të cilat prekin element të rëndësishëm të procesit zgjedhor, duke hapur listat dhe duke shmangur organizimin e koalicioneve parazgjedhore në mënyrën se si ato kanë funksionuar deri tani. Ishin 106 deputetë të cilët dhanë votën në favor, ndërsa vetëm 6 votuan kundër.

Nisma u nxit nga opozita jashtëparlamentare. Pak javë më parë ajo u mbështet publikisht dhe nga shumica e cila deklaroi se po i bindej vullnetit të shumicës së qytetarëve që ata të kenë të drejtë të zgjedhin me voten e tyre deputetin e preferuar.

Opozita jashtëparlamentare i ka kundërshtuar haptazi ndryshimet kushtetuese, duke i cilësuar ato si një ndërhyrje të njëanshme. Javën e shkuar, partitë kryesore të opozitës, u deklaruan në favor të hapjes së listave 100 përqind, por mos prekjen e mënyrës së organizimit të koalicioneve.

Mbrëmë, në mbledhjen e Këshllit politik, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së, propozuan që të prekej vetëm një nen i Kushtetutës, dhe ajo pjesë që lidhej me përkufizimin mbi listat e mbyllura. Socialistët nuk e pranuan propozimin, duke deklaruar se formulimi i ndryshimeve kushtetuese nuk pengon hapjen e plotë të listave.

Në një deklaratë të ditës së sotme, përpara nisjes së seancës parlamentare, opozita e Bashkuar akuzoi shumicën se braktisi dialogun, duke theksuar se “ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit”. Opozita paralajmëroi se “asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>