Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1828 testime dhe 200 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:-Shkup 65 -Shtip 21-Gostivar 14 -Kumanovë 14 -Tetovë 12 – Veles 12 -Kavadari 7–Manastir 7-Dibër 6-Kërçovë 6-Strugë 5 – Koçani 5 – Radovish 4 – Ohër 4 – Makedonski Brod 4 -Prilep 3 -Probishtip 3 – Sveti Nikollë 3 -Demir Hisar 2 – Negotine 1 -Strumicë 1 – Kriva Pallankë 1 .
Gjatë 24 orëve u regjistruan 4 viktima, një pacientë nga Shkupi (70), një pacientë nga Gostivari (58), një pacientë nga Kumanova (51) dhe një pacientë nga Makedonski Brod (66).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 15 pacientë të rikuperuar në:-Makedonski Brod 1 -Veles 2 – Manastir 6 -Demir Hisar 1 -Kërçovë 3 dhe Resnjë 2.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 11.754, numri i pacientëve të rikuperuar është 7622, numri i atyre që humbën jetën është 523 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3609.
Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.