V. Sheshelit nuk i revokohet masa e lirimit të përkohshëm

Gjyqtarët në gjykatën e krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë mohuan sot një kërkesë për të revokuar lirimin e përkohshëm të Vojislav Sheshelit, nacionalist serb i vijës së ashpër, i cili u lejua të dilte nga burgu për arsye humanitare dhe ka hyrë në politikë pas kthimit në vendin e tij.60-vjeçari Sheshel, i cili vuan nga kanceri, u lirua në nëntor, pas gati 12 vjet në paraburgim. Ai është urdhëruar të kthehet në Hagë kur të jetë e nevojshme dhe nuk lejohet të kontaktojë dëshmitarët.

Që nga ajo kohë, Shesheli ka mobilizuar mbështetësit dhe ka folur në televizion e në radio për të mbrojtur politikat nacionaliste gjatë shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 90. Ai ka thënë gjithashtu se nuk do të kthehet në Hagë.

Prokurorët kishin kërkuar revokimin e vendimit për nxjerrjen e tij nga burgu, duke thënë se deklarata e Sheshelit shkelte kushtet e lirimit.

Por gjykatësit e OKB-së nuk pranuan. Ata thanë se një deklaratë që shpreh synim, nuk është njësoj me një refuzim. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>