Sot, e Premte në disa qytete të u bë bllokimi i rrugëve të caktuara si një lloj proteste paqësore për shkak të rritjes së energjisë elektrike.
Thirrja që u drejtohej qytetarëve ishte me publikimin e kërkesave të renditura në disa pika të cilët mund ti lexoni në tekstin vijues:
Meqë çdo kush prej nesh çmimin e energjisë elektrike e ndjen fort sa herë që pranon faturën e EVN-së është koha e fundit që tu themi kompanive energjetike MJAFT NA RRJEPËT.
Prandaj të gjithë JU që çdo ditë shkoni te EVN për të shprehur mllefin dhe s’ju dëgjon askush, hajdeni në PROTESTA ja ku e keni rastin.
Mos përtoni. Mos u bëheni neglizhent. Dilni të gjithë së bashku ti luftojmë bandat e kompanive energjetike që na cenojnë kafshatën e gojës.
KUJDES!!!
Kërkesat për të cilat kanë motivuar këta protesta janë shumë të rëndësishme, si për amvisëritë e sidomos për bizneset. Kërkesat i keni në vazhdim:
1) KOMISIONI RREGULLATOR ENERGJETIK TË SHFUQIZOJË MENJËHERË VENDIMIN PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE PREJ 7.4% DHE TA ULË ÇMIMIN E RRYMËS PËR KONSUMATORËT PËR 46%.
2) QEVERIA TË ULË TVSH-NË PËR ENERGJINË NGA 18% NË 5%. QEVERIA TË ELIMINOJË MONOPOLIN E SHËRBIMEVE TË KOMPANISË EVN DUKE I SHKËPUTUR KONTRATËN, PËR T’I DHËNË FUND SJELLJES SË TYRE JOKORREKTE DHE JONJERËZORE NDAJ KONSUMATORËVE, TË NACIONALIZOJË RRJETIN E SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE, DHE TË KRIJOJË POLITIKA LEHTËSUESE PËR TË FALUR BORXHIN NDAJ KOMPANIVE ENERGJETIKE TË RASTEVE SOCIALE NË VEND.
3) KUVENDI I REPUBLIKËS TË SUPRIMOJË KOMISIONIN RREGULLATOR ENERGJETIK, SEPSE KY ORGAN I SHËRBEN VETËM APETITETEVE TË LARTA TË GRUPEVE TË BIZNESIT DHE KORPORATAVE QË DËMTOJNË MJAFT RËNDË XHEPIN E QYTETARËVE TË VARFËR TË VENDIT TONË;
4) KUVENDI I REPUBLIKËS TË KRIJOJË NJË TRUP TË PAVARUR, NË SHËRBIM TË QYTETARËVE QË DO KETË SI MISION TË VERIFIKOJË CILËSINË E SHËRBIMEVE TË KOMPANIVE ENERGJETIKE, TË HETOJË E TË ADRESOJË TË GJITHA ANKESAT E QYTETARËVE NDAJ KËTYRE DHE KORPORATAVE TË NGJASHME ZHVATËSE SI KËTO, TË ANULOJË KAMATAT E QYTETARËVE, T’I MBROJË KONSUMATORËT NGA SKEMAT E KAMATAVE QË I NGARKOHEN QYTETARËVE, ETJ.
Organet kompetente, deri më tani nuk kanë reaguar, ndaj këtij akti të rritjes së energjisë elektrike në këtë kohë të covid 19 dhe krizës ekonomik, e cila u thellua edhe më shumë për shkak të kohës së pandemisë globale.