Covid 19: prej 860 testeve, sot, kemi 78 raste të reja, 4 viktimë dhe 40 persona të shëruar

RMV - Ministria e shendetesiseSipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 860 teste dhe 78 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:
- Shkup 28 – Gostivar 8 –  Prilep 8 – Kumanovë 5 – Dibër 4 – Tetovë 4

- Berovë 4 – Delçevë 3 – Kërçovë 3 – Negotinë 2- Kavadarci 2- Koçani 2  – Probishtip 1 – Makedonski Brod 1 – Manastir 1 – Ohër 1  – Radovish 1 .
Kanë ndërruar jetë 4 persona: 2 pacientë nga Gostivari (71 dhe 82), 1 paciente prej Tetove (73)  dhe 1 paciente prej Kumanove (68) .
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 40 pacientë të rikuperuar nga:- Shkup 13 – Kërçovë 9 – Gostivar 9 – Makedonski Brod 3 – Veles 2 – Koçani 2 –  Prilep 1 – Sveti Nikollë 1
Deri më tani, në vend janë realizuar gjithsejtë 138,325 teste Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13673, numri i pacientëve të rikuperuar është 10150, numri i atyre që humbën jetën është 568 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2995.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>