Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1768 testime, dhe 127 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në: – Shkup 38 – Kumanovë 23 – Prilep 15 – Gostivar 12- Tetovë 8 – Velesë 5 – Berovë 3 – Delçevë 3 – Sveti Nikolë 3 – Probishtip 3 – Shtip 3- Strugë 2 – Pehçevë 2 – Dibër 1 – Manastir 1 – Ohër 1 – Kavadari 1 – Negotinë 1 – Vinicë 1 – Strumicë 1
Kanë ndërruar jetë 5 pacientë , një paciente nga Kriva Palanka (69 vjeçare), dy pacientë nga Gostivari (77 dhe 63 vjeç), një pacientë nga Negotina (69 vjeç) dhe një pacientë nga Shkupi (70 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 60 pacientë të rikuperuar nga : – Gostivar 22 – Shkup 19 – Kavadari 11 – Manastir 3 – Kërçovë 2 – Dibër 1 – Demir Hisar 1 – Negotinë-1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 140,093 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13.799, numri i pacientëve të rikuperuar është 10.210, numri i atyre që humbën jetën është 573, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3016.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.