Pas sulmeve në Paris lryeministri britanik David Cameron dëshiron të kufizojë lirinë në internet.Miliona programe si Messenger, WhatsApp, Snapshat ose iMessage mund të ndalohen, në rast se planet e qeverisë britanike që shpalli kryeministri David Cameron në Nottingham bëhen realitet. Shkaku është se këto shërbime bazohen tërësisht në të dhëna të koduara.
Si rezultat i dokumenteve që bëri publike të Edward Snowden në lidhje me mbikqyrjen e plotë nga shërbimet e fshehta, shumë ofrues të këtyre shërbimeve filluan ta shifrojnë komunikimin e shërbimeve të tyre online për të ruajtur në këtë mënyrë sferën private të përdoruesve.
Siguri apo sferë private
Që kjo nuk u pëlqeu NSA-së apo shërbimeve sekrete britanike MI5 dhe GHCQ është e qartë. Prandaj Cameron-i reagoi menjëherë pas sulmeve në Paris. Në fjalën e tij, ai shtroi pyetjen: “A duam ne vërtetë të lejojmë në vendin tonë rrugë komunikimi që nuk mund t’i lexojmë as edhe në situata ekstreme?”
Përgjigjen Cameron-i e dha vetë menjëherë: “Jo, nuk duhet.” Detyra e parë e çdo qeverie është që të ofrojë siguri. Zona të sigurta për terroristët nuk duhet të ketë.
Prandaj Cameron njoftoi për një paketë ligjesh që ndalojnë shifrimin – por e cila do të hyjë në fuqi vetëm pas zgjedhjeve parlamentare në maj. Se si mund të zbatohet në praktikë një rregull i tillë, Cameron, e la të hapur.
Cameron nuk është i vetmi në partinë e tij konservatore që është në favor të kufizimit të mbrojtjes së të dhënave. Edhe kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson është cituar të ketë thënë pas sulmeve në Paris, se atij “nuk i interesojnë fjalët dhe deklaratat për të drejtat e qytetarëve.”
Boris Johnson actually said this in response to the Charlie Hebdo terror attack in Paris http://t.co/wBVTp8hpBz pic.twitter.com/PlY1bAEz5z
— i100 (@thei100) January 13, 2015
Dy vjet burg të mundshme që tani
Në Britaninë e Madhe mbrojtja e sferës private është më e dobët sesa në Gjermani. Që sot në Britaninë e Madhe ekziston një ligj që kushdo që përdor software për shifrimin është i detyruar me ligji që me kërkesë të anëtarëve të qeverisë ose të autoriteteve të sigurisë t’u vërë atyre në dispozicion kodin kriptografik. Ai që refuzon ta bëjë këtë mund të dënohet me deri në dy vjet burg.
Ashpërsimi i mëtejshëm me siguri do të ndeshë jo vetëm në rezistencën e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e privatësisë, por edhe tek përfaqësuesit e ekonomisë. Për shkak se aftësia për të komunikuar në mënyrë të shifruar, i mbron bizneset nga spiunazhi dhe pirateria e produkteve. Shumë kompani, ndër to dhe Apple, kanë deklaruar se ato nuk ua japin të dhënat e koduara përfaqësuesve të qeverisë edhe nëse ata i kërkojnë ato. (dw)