Robotët mund të bëjnë punë të rënda, monotone dhe nuk lodhen asnjëherë. Por robotët ende nuk mund kenë inteligjencën dhe gjykimin e njeriut në qasjen ndaj punës. Tani ekziston një zgjidhje hibride: një skelet robotik që mund të vishet nga njeriu i cili i jep përdoruesit fuqi të jashtëzakonshme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble sjell më shumë hollësi.
Megjithëse duket si një përsonazh i filmave me superheronjë, skeleti robotik Guardian XO është gati për punë. Skeleti u jep përdoruesve një forcë më të madhe. Chris Beaufait drejton kompaninë Sarcos Robotics që ka prodhuar skeletin robotik.
“Kushdo që vesh Guardian XO mund të ngrejë deri në 90 kilogramë. Skeleti shton forcën dhe rendimentin e përdoruesit. Përdoruesi kryen lëvizje normale. Nëse shkoni të kapni dhe ngrini diçka, skeleti reagon ndaj lëvizjes tuaj dhe të jep forcën e duhur për të bërë atë aktivitet.”
Skeleti robotik mbart peshën dhe e transferon përgjatë këmbëve në tokë. Mbajta e 90 kilogramëve ndjehet si vetëm 4.5 kilogramë, thotë zoti Beaufait.
“Pavarësisht përmasave dhe forcës, të gjithë përdoruesit mund të bëjnë të njëjtën detyrë.
Gjatë një demostrimi, pjestarët e audiencës patën rastin të shohin se si krahu robotik u hep atyre supër-forcë.
Veshja e skeletit mund të kryhet brenda pak minutash dhe menjëherë reagon ndaj lëvizjeve të trupit të përdoruesit. Tara Scranton me kompaninë “Sarcos Robotics” po demostron skeletin robotik.
“Ky robot është shumë intuitiv. Ndjek veprimet e mia.”
“Skeleti robotik ka një sistem kontrolli që mundëson çdo përdorues të komandojë robotët që të çlirojnë rrugën dhe roboti ndjek udhëzimet”, thotë drejtuesi i kompanisë Chris Beaufait.
Skeletët e parë robotikë mund të gjejnë përdorim në ushtri dhe kompanitë ajrore si dhe në ndërtimtari.
“Arsyeja e dytë më e zakonshme që dikush të humbasë punën është lëndimi i shpinës”, thotë zoti Beaufait.
“Ata dëmtohen ndërsa ngrenë pesha të rënda dhe kryejnë veprime të përsëritura. Skeletët robotikë mund të marrin barrën nga përdoruesit dhe eleminojnë dëmtimet.”
Megjithëse ky skeleton robotik do të ishte shumë i dobishëm për punët e shtëpisë, tani për tani ai do të përdoret nga industritë që mund të përballojnë një qera prej 100 mijë dollarësh në vit.
voa