Covid 19: prej 552 testeve, sot, kemi 45 raste të reja, 7 viktima dhe 86 persona të shëruar

parandalimi covid 19Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 552 teste dhe 45 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:
-Shkup 10-Kumanovë 4-Shtip 1-Prilep 1-Tetovë 5-Gostivar 4-Kriva Palankë 1-Radovish 1-Koçani 9-Probishtip 1-Berovë 5-Delçevë 1-Kërçovë 2.
Kanë ndërruar jetë 7 persona, dy pacientë nga Strumica (52 dhe 62 vjeç),  një pacientë nga Dibra (54 vjeç) një pacientë nga Shtipi (53 vjeç),  një pacientë nga Prilepi (66 vjeç), një pacientë nga Kocani (66 vjeç) dhe një pacientë nga Sveti Nikollë (23 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 97 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 24-Kumanovë 8-Dibër 1-Shtip 1-Prilep 6-Tetovë 2-Strugë 1-Manastir 1-Kavadarci 3 -Gostivar 7-Gjevgjeli 5-Kriva Palanka 7-Radovish 2-Koçani 2-Probishtip 1 -Pehçevë 7-Vinicë 4-Sveti Nikollë 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 176017 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16780, numri i pacientëve të rikuperuar është 13.949, numri i vdekjeve është 700, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.131.
Në shumë vende paralajmërohen rritje të numrit të infektuarve me covid 19 si shenjë e valës së dytë, prandaj, Ju lutemi mbroni vetveten,  ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>