Pas shumë muajsh asnjë të vdekur nga COVID-19, 134 të prekur e 100 të shëruar

Ministria e shendetesiseGjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë humbje jete në vendin tonë nga pandemia e COVID-19, pas shumë muajsh, ndërsa janë prekur 134 persona.

Në 24 orët e fundit  janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,  nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ju lutemi mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura, si armët e vetme në betejën me SARSCOV2”, apelon ministria.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)

  • Testime totale                   83103
  • Raste pozitive                    12921
  • Raste të shëruara            7239
  • Raste Aktive                        5312

Humbje jete 370  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                      2630
  • Durrës                         576
  • Shkodër                       380
  • Lezhë                          302
  • Elbasan                   300
  • Korçë                    250
  • Fier                        246
  • Vlorë                     195
  • Kukës                    154
  • Berat                     108
  • Dibër                       90
  • Gjirokastër           81

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>