A mund të përshkojë mbi dy metra në ajër koronavirusi i ri? Kërkimet tregojnë se është e mundur, por nuk është e qartë se sa prej pandemisë është shkaktuar nga raste të tilla.
Njerëzit përhapin stërkala të përmasave të ndryshme kur kolliten, tështijnë, flasin, këndojnë, bërtasin apo thjesht marrin frymë. Koronavirusi mund të rrugëtojë së bashku me këtë masë.
Këshilla për të qëndruar të paktën dy metra larg bazohet tek ideja se sekrecionet më të mëdha bien në tokë përpara se të arrijnë më tej.
Por, disa shkencëtarë janë fokusuar tek masat më të vogla, të quajtura aerosolë. Ato mund të qëndrojnë në ajër për minuta të tëra dhe madje orë, mund të shpërndahen në një dhomë dhe mund të grumbullohen të përqëndruara nëse mjedisi nuk ka qarkullim të mirë ajri, duke krijuar kështu rrezikun e infektimit nëpërmjet thithjes në mushkëri.
Për aerosolët, “dy metra nuk është distanca magjike” dhe ruajtja e një distance edhe më të madhe është më mirë, thotë Linsey Marr, e cila studjon transmetimin në rrugët ajrore të sëmundjeve infektive në Universitetin Virginia Tech, në Blaksburg, Virxhinia.
Disa shkencëtarë thonë se ekzistojnë prova të majftueshme për aerosolët dhe virusin, që të ndërmerren masa mbrojtëse. Krahas këshillave të zakonshme, ata theksojnë nevojën për ventilim dhe sisteme pastrimi të ajrit në mjediset e brendshme. Madje është edhe më mirë, thonë ata, nëse ndërveprojmë me të tjerët në mjedise të jashtme.
voa