Ministria e Shëndetësisë: 149 raste te reja, 4 humbje jete dhe 139 të shëruar

riskMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 963 testime , nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19.

Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetë-izolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

 

COVID-19 – Statistika (4 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore                  149
  • Të shëruar ne 24 orë               139
  • Humbje jete në 24 orë             4
  • Testime ditore                         963
  • Testime totale             92109
  • Raste pozitive             14266
  • Raste të shëruara         8675
  • Raste Aktive               5195

Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë  2665
  • Durrës             563
  • Shkodër           395
  • Elbasan           246
  • Lezhë        267
  • Korçë 242
  • Fier               215
  • Vlorë   189
  • Kukës        140
  • Berat   117
  • Dibër   94
  • Gjirokastër   62

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>