BESËTYTË mb.
Që beson në gjëra të kota, që është i dhënë pas besimeve të kota. Njeri besëtytë.
BESËTYTNI f.
Paragjykim i gabuar, sipas të cilit disa ngjarje e dukuri merren si shenja të fshehta, që parathonë të ardhmen ose që sjellin të mirën e të keqen; besim i verbër i njerëzve të prapambetur në forcat e mbinatyrshme, besim i kotë. Besëtytni fetare. Njeri me besëtytni. Lufta kundër besëtytnive.
“Dija e çliron njeriun nga besëtytnia.”
James Dewey Watson (1928)
“Besëtytnia është feja shpirtrave të dobët.”
Edmund Burke (1729-1797)
“Besëtytnia është feja e vërtetë e turmës.”
Aldo Busi (1948)
“Është frika që e ngjiz, që e mban dhe që e ushqen besëtytninë”
Baruch Spinoza (1632-1677)
“Nuk ekzistojnë njerëz më besëtytës se skeptikët.”
Leon Trocki (1879-1940)
“Fanatizmi ka lidhje me besëtytninë siç ka lidhje deliri me gripin.”
Voltaire (1694–1778)
“Filozofia shuan botën nga flakët që ndez besëtytnia.”
Voltaire (1694–1778)
“Frika është burimi kryesor i besëtytnisë dhe mizorisë. Tejkalimi i frikës është fillimi i urtisë.”
Bertrand Russell (1872-1970)
“Besëtytnia ndjell tersllëk.”
Raymond Smullyan (1919-2017)