1. Padituri, padije, mungesë arsimi. Injorancë e madhe (e plotë). E la në injorancë. Dolëm nga injoranca.
2. keq. Njohje fare e cekët ose shumë e kufizuar e diçkaje (zakonisht për një fushë të dijes, për një dukuri etj.); trashtinë. Injorancë në filozofi (në politikë, në ekonomi).
INJORANT m.
1. Njeri që nuk ka marrë asnjë lloj arsimi, njeri i pashkollë, i paditur.
2. keq. Ai që e njeh diçka në mënyrë fare të cekët ose shumë të kufizuar; ai që nuk i kupton fare gjërat ose i kupton keq ato; njeri i pagdhendur që nuk di të sillet në jetë. Injorant i madh. Injorant në politikë (në letërsi, në muzikë, në art).
3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Kleri injorant. Klikë injorante.
“Dergjet atdheu në robëri të errët, i verbuar me dy palë mjegulla të zeza mbi faqe, që janë mëkati dhe mosdija.”
Pjetër Bogdani (1630 –1689)
“Injoranca i nxit njerëzit t’i bashkohen një partie e turpi s’i lë më të largohen prej saj”
George Savile, (1633 –1695)
“Elementi më i dhunshëm i shoqërisë sonë është injoranca.”
Emma Goldman (1869 –1940)
“Të vetmet fitore që nuk lënë shije të hidhur në ndërgjegje, janë ato që arrihen kundër injorancës”
Napoleon Bonaparti ( 1769 – 1821)
“Kur injoranca bëhet një me pushtetin, rezulton të jetë armiku më i madh që drejtësia mund të ketë”
James Baldwin (1924 –1987)
“Një mjek injorant është ndihmësi i vdekjes”
Ibn Sina (Avicenna) ( 980 – 1037)
“Vetëm të mençurit duan të mësojnë. Injorantët preferojnë të japin mësim”
“Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar.”
Graham Greene (1904 –1991)
“Një njeri që njeh vetëm Biblën, as Biblën nuk e njeh.”
Matthew Arnold (1822 –1888)
“Për interesat e veta, edhe djalli mund të citojë Biblën”
William Shakespeare (1564 –1616)
“Kur misionarët mbërritën në Afrikë, ata kishin Biblën e ne kishim tokën. Na thanë të lutemi me sy mbyllur. Kur i hapëm, ata kishin tokën e ne kishin Biblën.”
Jomo Kenyatta (1897 – 1978)