Gazsjellësi TAP/ Ambasadorja Yuri Kim: Hap i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë

gazsjellesi TAPSa i takon ndërtimit të gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë operacionet tregtare në muajin nëntor të këtij viti ka reaguar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim,

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë, përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë këtë të fundit një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

“Ky është hap strategjikisht i rëndësishëm. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia”, shkroi Yuri Kim.

tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>