Sfidat e kancerit të gjirit në një kohë pandemie

kanceri i gjiritTetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjiritpor këtë vit shumica e institucioneve  kujdesit shëndetësor janë  përqendruara tek pandemia e koronavirusitKorrespondentja e Zërit  Amerikës Anita Powell bisedoi me një  mbijetuar  kancerit  gjirit  Afrikën e Jugut, e cila po përpiqet  mbrohet nga prekja me COVID-19 dhe një përsëritje e kancerit.

Leanne Upiter Beer e ndjente se diçka nuk shkonte mirë. Për javë të tëra, mësuesja 49-vjeçare kishte vërejtur ndryshime shqetësuese në gjirin e saj të djathtë.

“Shkova të bëja mamografinë duke e ditur se do të kisha kancer të gjirit. Thjesht e ndieja se kjo ishte ajo që kishte ndodhur”, thotë Leanne Upiter Beer.

Ajo kishte të drejtë. Kanceri i saj ishte i një forme agresive dhe kishte përparuar. Disa ditë më vonë ajo filloi gjashtë muaj rraskapitës të kimioterapisë.

Tani që po mëkëmbet, Leanne ndërmerr hapa për të shmangur prekjen nga koronavirusi.

“Jam shumë e kujdesshme. Kur dikush është me mua  thotë,” Oh, sa herë i pastrove duart” Dhe unë përgjigjem, ‘nuk humbas gjë?’ Thjesht duhet  pastroj duart e miaDhe nuk hezitoj t’i them dikujt: “ lutem vi maskën“, ose “thjesht mund  ulesh pak  larg meje?”

Profesionistët mjekësorë theksojnë se beteja kundër kancerit të gjirit në Afrikën e Jugut vazhdon edhe gjatë pandemisë. Mjekja Saadia Laher – e cila punon në repartin e kancerit të gjirit në një spital qeveritar, thotë se ndërgjegjësimi dhe ekzaminimi janë përmirësuar, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

“Ne kemi statistika më të mira të zbulimit të kancerit dhe kjo ka ardhur krahas rritjes së kontrollit dhe ndërgjegjësimit. Megjithatë, ka shumë faktorë të rrezikshmërisë që gjithashtu kanë ndryshuar, duke e bërë këtë kancer më të përhapur”, thotë Dr. Laher.

Por mjekja thotë se ka lajme të mira.

“Ka pasur gjithashtu ndryshime në mënyrën se si e menaxhojmë kancerin e gjirit. Përparimet teknologjike na kanë lejuar ta menaxhojmë dhe ta trajtojmë ndryshe kancerin e e gjirit në fazat e hershme”, thotë mjekja.

Afrika e Jugut është një nga shoqëritë më të pabarabarta në botë dhe sistemi shëndetësor e bën mjaft të qartë një gjë të tillë. Upiter Beer thotë se ekzaminimi falas është i rëndësishëm por ajo shqetësohet për pacientet me kancer të gjirit që nuk kanë burimet e nevojshme për t’u mjekuar.

“Është trajtimi pas kancerit, mbështetja, ajo që është shumë e rëndësishme për t’u shëruar. E di që tingëllon si një term i rëndomtë, por mendoj se bën dallimin e madh për një grua”, thotë Leanne Upiter Beer.

Menjëherë pasi ajo u shpall pa kancer, pandemia e koronavirusit pllakosi Afrikën e Jugut.

Leanne tani përballet me detyrën e rimëkëmbjes së imunitetit të saj ndërsa ka nën kujdes rreth 70 nxënës.

Ajo thotë se është emocionuar që është kthyer në shkollë, edhe pse e di që puna e saj paraqet rreziqe shëndetësore. Për të, është një kujtesë e përditshme se sa e çmuar është jeta.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>