Zv. ministri i jashtëm i Greqisë Kostas Vllasis gjatë vizitës në Bularat para ceremonisë zyrtare ka vizituar familjarë të Kostandinos Kacifas si dhe varrin e tij.
“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar ndjenjat kur viziton këtë dhe të shenjtë. Gjendem këtu në Këlcyrën e lavdishme duke përfaqësuar qeverinë greke dhe kryeministrin Qirjako Micotaqi për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje dhe dashurie, për t’ju kujtuar se nuk jeni vetëm.
Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tonë”, tha ai.
Në fjalimin e tij në Bularat zv ministri Vllasis ka folur edhe për rolin kërcënues të Turqisë si një problem aktual për të gjithë rajonin.
tch