Përmes video-mesazhit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu fton qytetarët të besojnë atë çfarë thotë shkenca, duke potencuar rëndësinë e maskës, në këtë kohë pandemie.
Në video i gjeni faktet përkundrejt teorive të rreme apo miteve (fake).
https://www.facebook.com/watch/?v=664743950903890
Fake: Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë.
Fakt: Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave.
Fake: Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua.
Fakt: Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët.
Fake: Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen.
Fakt: Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin.
Fake: Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social.
Fakt: Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.