Vaksina me një dozë e kompanisë J&J mund të jetë gati në fillim të 2021

VaksinaEnde nuk dihet efikasiteti i vaksinës eksperimentale të kompanisë farmaceutike “Johnson & Johnson’s”. Por, shkencëtari kryesor i kompanisë tha se së shpejti pritet të bëhen gati të dhënat mbi efikasitetin dhe sigurinë e sajNdryshe nga kompanitë rivale si Moderna dhe Pfizer që po punojnë për vaksina me dy dozavaksina e kësaj kompanie është me një dozë të vetmeelement i rëndësishëm  mundëson reagimin e shpejtë kundër pandemisë.

Shkencëtari kryesor i kompanisë farmaceutike Johnson & Johnson’s njoftoi se po ata po rekrutojnë mbi 1 mijë njerëz në ditë për fazën e fundit të testimit të vaksinës.

Doktor Paul Stoffels tha se të dhënat e nevojshme për të marrë miratimin e vaksinës pritet të jenë gati në fillim të vitit tjetër.

“Nga fundi i vitit ne do të kemi në studim 60 mijë njerëztë kontrolluar për efekte anësoreTë dhënat mbi efikasitetin e saj duhet të jenë gati në javët dhe muajt e parë të janarit ose shkurtit, tha Dr. Stoffelsshkencëtari kryesor i kompanisë Johnson & Johnson’s.

Faza e tretë e provave klinike të vaksinës që jepet me një dozë të vetme filloi nga fundi i shtatoritKompamia ndërpreu provat në tetor pasi një nga pacientët shfaqi efekte të rrezikshme anësoreEksperimenti vazhdoi pasi mori dritën e gjelbër nga një komision i pavarur i sigurisë.

Johnson & Johnson’s ngeli prapa kompanive rivale në garën për zbulimin e një vaksine të sigurt dhe efektive kundër virusit që ka vrarë mbi 1.3 milion njerëz dhe ka shkatërruar ekonomitë në mbarë botën.

Kompania rivale Moderna njoftoi të hënën se vaksina e saj eksperimentale është 94.5 për qind e efektshme në parandalimin e COVID-19ngjashëm me të dhënat e publikuara javën që shkoi nga kompania tjetër Pfizer.

Të dy kompanitë, Pfizer dhe Modernapo përdorin një teknologji të re  shfrytëzon acidin ribonukleik.

Ndryshe nga to, vaksina e Johnson & Johnson’s përdor një virus të gripit të zakonshëm të njohur si “adenovirus” për futjen e proteinave të koronavirusit në qelizat e trupit duke shkaktuar forcimin e sistemit imunitar.

Vaksina e Johnson & Johnson’s ka vetëm një dozë, ndërsa vaksinat nga kompanitë Moderna dhe Pfizer dhe një tjetër që është ende në zhvillim nga kompania AstraZeneca, janë të ndara në dy doza.

Në një pandemi, një dozë e vetme është shumë e rëndësishme, sepse vaksinat me teknologji të re  shfrytëzojnë acidin ribonukleik nuk janë aktive në dozën e parë për shkak  nivelit të ulët të antitrupaveNe po punojmë për një vaksinë që e fillon efektin pas dy javësh”, thotë zoti Stoffels.

Zoti Stoffels thekson se shpërndarja e vaksinave me dy doza është sfiduese  veçanti  vendet  kanë mungesë organizimi  sistemin e kujdesit shëndetësorPrandaj vaksina me një dozë lehtëson procesin sidomos në zonat e thella rurale.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>