Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2592 testime, prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi, 786 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, dhe janë identifikuar në këto bashki:
- 379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier,
- 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,
- 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,
- 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,
- 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,
- 2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të zbatojnë vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim e lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)
- Raste të reja ditore 786
- Të shëruar ne 24 orë 349
- Të shtruar në spitale 424
- Humbje jete në 24 orë 11
- Testime ditore 2,592
- Testime totale 165,617
- Raste pozitive 30,623
- Raste të shëruara 14,565
- Raste Aktive 15,401
- Humbje jete 657
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 7671
- Fier 1178
- Durrës 1176
- Korçë 903
- Shkodër 841
- Elbasan 761
- Vlorë 717
- Lezhë 671
- Berat 519
- Gjirokastër 463
- Kukës 353
- Dibër 148