Në Tiranë, disa qindra qytetarë po protestojnë sot në mbrëmje përballë ministrisë së Punëve të Brendshme pas vrasjes me armë zjarri nga policia të hënën pas mesnate të një të riu 25-vjeçar, që nuk iu bind një patrulle policore.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtësi për të riun e vrarë. Gjatë protestës një gazetar dhe një polic mësohet jozyrtarisht se janë lënduar.
Një pjesë e protestuesve e vazhduan protestën para kryeministrisë, dhe aktualisht grupe qytetarësh po protestojnë para të dy institucioneve.
Familjarë të viktimës pohuan se shkelja e tij e vetme ishte se gjendej jashtë banesës në kohën e ndalimit të qarkullimit për shkak të pandemisë.
Policia ka ndaluar oficerin që shtiu me armë zjarri dhe i mori jetën të riut dhe deklaroi se po vazhdon hetime për ngjarjen.
voa