Kroacia u trondit brenda dy ditësh nga lëkundje të forta tërmeti. Tërmeti (29.12) arriti një forcë prej 6,4 të shkallës Richter duke shkaktuar dëme në qytetin e vogël Petrinja, 45 km në juglindje të Zagrebit.
Një tërmet i fortë tronditi Kroacinë të martën (29.12) në mesditë duke shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që ende nuk është e qartë për numrin e viktimave. Sikurse njoftojnë mediat kroate dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa deri tani bëhet fjalë vetëm për një fëmijë të vdekur në qytetin Petrinja. Qendra e këtij qyteti praktikisht është mbuluar nga rënojat. Dëme prej lëkundjeve ka pasur edhe në Zagreb. Tërmeti u ndje edhe në Bonjë-Hercegovinë.
Qendra Europiane e Sizmiologjisë së Mesdheut (EMCS) njofton, se epiqendra e tërmetit ka qenë pikërisht përreth qytetit Petrinja 45 km në juglinde të Zagrebit. Sipas mediave spitalet në Petrinja dhe në kryeqendrën e rajonale Sisak janë dëmtuar rëndë prej tërmetit.
Sllvenia për shkak të tërmetit ka nxjerrë përkohësisht jashtë funksionit Centralin Bërthamor Krsko, sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA. Ky central ndodhet fare pranë kufirit me Kroacinë. Ndërprerja e funksionimit në raste të tilla emergjence është një ndërhyrje standard për siguri, bëhet e ditur.
Ky ishte tërmeti i dytë në Kroaci brenda 30 orëve. Të hënën (28.12) vendi pati lëkundje sizmike të forcës 5,2 dhe 5 ballë. Në mars një tërmet prej 5,4 ballësh shkaktoi dëme të rënda në Zagreb. Një i ri ndërroi jetë dhe duzina njerëz u plagosën.
dw