OBSH e zhgënjyer që Kina bllokoi ekipin shkencor ndërkombëtar

OBSHOrganizata Botërore e Shëndetësisë shprehu zhgënjim që zyrtarët kinezë nuk miratuan lejet për futjen në vend të një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë për të analizuar origjinën e koronavirusit.

Në konferencën e përjavshme të OBSH-së të martën në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte autorizuar futjen e ekipit shkencor, një pjesë e të cilit është aktualisht në rrugë e sipër drejt Wuhanit ku u diktua për herë të parë virusi. Pas njoftimit, pjesëarët e tjerë të ekipit anuluan planet për udhëtim.

Zoti Tedros tha se planet për vizitën e ekipit shkencor ishin hartuar në bashkëpunim mes zyrtarëve të OBSH dhe qeverisë kineze si dhe vendeve nga ishin shkencëtarët që do të shkonin në Wuhan. Ai tha se OBSH u informua të martën se “zyrtarët kinezë nuk kanë finalizuar lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë”.

Zoti Tedros tha se kishte kontaktuar zyrtarët kinezë. “E kam bërë përsëri të qartë se ky është mision me përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar. Më kanë siguruar se Kina po përshpejton procedurat e brendshme për mbërritjen sa më parë të shkencëtarëve”.

Më 31 dhjetor 2019 Kina i raportoi OBSH për herë të parë se ishin identifikuar rastet e para të pacientëve me pneumoni të shkaktuara nga një virus i panjohur në Wuhan. Ministrat e shëndetësisë i bënë thirrje OBSH në maj të identifikonte burimin e virusit dhe si kishte arritur të futej në popullatë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë akuzuar Kinën se ka mbajtur sekret përmasat e epidemisë në Wuhan, kanë bërë thirrje për një proces hetimor transparent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe kanë kritikuar termat e punës hetimore, e cila u ka lejuar shkencëtarëve kinezë të kryejnë fazën e parë të kërkimeve. Presidenti Trump e ka akuzuar këtë agjenci se ka vepruar si kukull në duart e qeverisë kineze gjatë kësaj pandemie. Koronavirusi është patogjeni që shkakton sëmundjen COVID-19.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>