Navalny – i vetëm kundër Kremlinit të plotfuqishëm

Navalny në stacionin e policisë, 18 janar 2021Navalny në stacionin e policisë, 18 janar 2021

Kthimi i Aleksej Navalnyt në Rusi ishte një veprim i guximshëm. Por kundërshtari më i rrezikshëm i Putinit vështirë se do ta çojë përpara opozitën në Rusi, mendon Juri Rescheto.

Së pari lajmi i mirë – nga këndvështrimi i të gjithë kundërshtarëve të Putinit: Më i zëshmi nga të gjithë kritikët e Kremlinit është kthyer në Rusi. I gatshëm dhe plot energji. Tjetri: Tjetra:Aleksej Navalny u arrestua sapo arriti në Moskë. Por së pari bëhet fjalë “vetëm” për paraburgim (një gjykatë provizore e dënoi me 30 ditë burg të hënën Navalnyn  për shkak të shkeljes së rregullave në një proces të mëparshëm, shën red.) dhe së dyti, Navalny ka bashkëpunëtorë të cilët dëshirojnë të vazhdojnë luftën për ndryshime, edhe nëse ai futet më gjatë në burg.

Një armë e topitur?

Gara për zgjedhjet e Dumës për shembull, të cilat do të zhvillohen këtë vit. Me të ashtuquajturin “Smart Voting” të Navalnyt, mendohet se partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” mund të humbë shumë vota.

Kjo madje edhe mund të funksionojë ndoshta, siç tregoi votimi në disa zgjedhje rajonale vitin e kaluar. Por ky lloj votimi nuk mund ta ndryshojë vërtetë sistemin politik në Rusi. Dhe vështirë se do të forcojë opozitën politike. Sepse Rusia e Bashkuar nuk ka kundërshtar të madh. Partitë të cilave Navalny po u bën thirrje për zgjedhje janë thjesht një pseudo-opozitë pa dhëmbë.

Vetë kthimi i Navalnyt nuk e ndryshon këtë gjendje. Dhe ky është lajmi i keq – jo vetëm për kundërshtarët e Putinit.

Kundërshtari më i rrezikshëm i Putinit

Aleksej Navalny është një simbol më vete. Karizmatik, i patrembur, i vendosur. Tani ai njihet shumë përtej kufijve të atdheut të tij. Edhe më shumë: Navalny është bërë politikani më i rëndësishëm opozitar i Rusisë. Njëri prej të cilëve Kremlini me të vërtetë ka frikë, siç u demonstrua nga reagimi plotësisht i ekzagjeruar ndaj mbërritjes së tij në Moskë.

Dhjetëra autobusë policie, qindra roje sigurie, pa qasje për shtypin: Siguria në aeroportin Vnukovo, ku fillimisht duhej të zbarkonte Navalny, i ngjante një fortese. Në të njëjtën kohë, ishte demonstrim i fuqisë së një shteti kundër qytetarit të tij më të paepur.

E gjithë kjo tingëllon dramatike, por në të njëjtën kohë shërben edhe për imazhin luftëtar të Navalnyt. Më në fund ai nuk quhet më një “bloger i parëndësishëm” ose “pacient i Berlinit”, siç e quajti zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov kritikun e qeverisë. Ndërsa Putini nuk e përmendi fare as emrin e Navalnyt.

Gjyqësori rus ka pasur disa mundësi për ta vendosur Navalnyn pas grilave për periudha të gjata kohore. Por ai nuk e bëri këtë. Siç është thënë, me udhëzime nga Kremlini. Është shumë “nder” për një “bloger të parëndësishëm”, që po i kushtohet kaq shumë vëmendje. Kjo ka ndryshuar me sa duket tani. Navalny është bërë shumë i njohur dhe në fund të fundit tepër i rrezikshëm për Vladimir Putinin.

Një luftëtar i guximshëm

Por fakt është që ai është i vetëm. Sepse pas Navalnyt nuk qëndron asnjë parti politike, ai nuk mbledh masa njerëzish pas vete. Deri tani mbetet vetëm një luftëtar i guximshëm i vetëm.

Videot e tij për zyrtarët e korruptuar në Rusi klikohen miliona herë. Disa vjet më parë, mbështetës të panumërt kryesisht të rinj ndoqën thirrjen e tij për të dalë në rrugë kundër shtetit. Por protestat e tyre u shuan me dhunë. Mijëra protestues janë arrestuar dhe janë frikësuar sistematikisht që nga ajo kohë. Disa prej tyre përfunduan në burg.

Kur disa ditë para mbërritjes së Navalnyt një grup aktivistësh thirrën në Internet për të përshëndetur politikanin në aeroport, njerëzit e Navalnyt në Moskë dhe Shën Petersburg u vizituan nga policia. Anëtarët e tjerë të opozitës u kërcënuan gjithashtu: Kushdo që guxonte të shkonte me makinë në aeroport, kërcënohej nga burgu. Edhe para mbërritjes së Navalny, në aeroportin e Vnukovës u arrestuan dhjetëra persona. Një dëshmi tjetër se Kremlini tani për tani është një kundërshtar mbizotërues.

Juri Rescheto / dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>