Një jelek që jep ndjesinë e prekjes i krijuar nga një kompani me qendër në Spanjë, po i “transporton” lojtarët brenda ambjentit të lojës të shoqëruar me ndjesitë e vërteta fizike. Krijuesit e këtij jeleku elektronik besojnë se pajisje të tilla e tejkalojnë cakun e lojrave, me mundësinë e përdorimit të tyre në arsim e më tej.
Kufjet e realitetit virtual i zhysin përdoruesit në botën vizuale të një mjedisi me pamje dhe audio gjatë një loje me aksion. Por sa ndjesi të tjera mund të ndjejnë pjesmarrësit e lojës?
Falë një jeleku elektronik për ndjesinë, lojtarët mund të ndjejnë kur i godet diçka e madje edhe kur një merimangë u ngjitet në trup. 26-vjeçarja Anabel Sanchez është e apasionuar pas lojrave elektronike.
“Gjëja më e pabesueshme është se jo vetëm që i ndjen gjërat kur i ke përballë, por edhe pas shpine. Ndërsa luan, e ndjen që diçka po ndodh prapa teje”.
Gazetarja për teknologjinë Carmen Millan thotë se jeleku elektronik e përmirëson eskperiencën në video-lojëra.
“Prodhuesit e lojrave elektronike filluan me zërin duke ofruar përhapjen e tingullit në një mjedis 360 gradë. Por jeleku të ofron ndjesinë e asaj që i ndodh personazhit tënd në lojë, nëse goditet në një pjesë të trupit, duke të detyruar të kthehesh nga vjen goditja, në përpjekje për të mbijetuar në lojë.”
Francisco Flores, specialist i efekteve audio-vizuale, po e provon për herë të parë jelekun elektronik.
“E ndjen kur goditesh me një objekt gjatë lojës, çfarë bën ta ndjesh sa më realisht atë që ndodh aty brenda, me pesonazhet dhe gjithçka tjetër që duket shumë reale.”
Jeleku me ndjesorë OWO u krijua nga kompnia OWO GAMES me qendër në Malaga të Spanjës. Drejtori ekzekutiv dhe themluesi i saj Jose Fuertes thotë se jeleku pa tela ofron 30 ndjesi të ndryshme, që nga presioni i erës e deri tek ngritja e peshës.
“Mund të krijojmë ndjesi fizike bazuar në stimulimin elektro-muskulor. Përdoruesi ndjen të njëtat gjëra që i ndodhin personazhit të tij në lojën dixhitale. Pra kemi konvertuar botën dixhitale në realitet.”
Teknologjia e ndjesisë së prekjes po përdoret gjithnjë e më shumë tek lojrat elektronike. Jeleku përdor stimulimin elektro-muskulor duke përçuar ndjesinë përmes elektrodave të qepura në të.
voa