Rusia tha të hënën se po dëbon një diplomat shqiptar si kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj dëbimit të një diplomati rus nga Shqipëria muajin e kaluar.
Ministria e Jashtme tha se diplomati shqiptar duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.
Një diplomat rus u urdhërua të largohej nga Shqipëria në janar për shkeljen e rregullave për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Rusia tha se dëbimi u bë me një “pretekst të sajuar”.
voa