Covid 19: prej 1562 testeve, kemi 316 raste të reja, 11 viktima dhe 681 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1562 teste dhe u regjistruan 316 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 164(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 34(me 75.132 banorë)
  • Kumanovë – 16(me 109.228 banorë)
  • Kavadarci – 13(me 38.741 banorë)
  • Negotinë – 13(me  19.327 banorë)
  • Tetovë – 12(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 10(111.252 banorë)
  • Ohër- 9(51.591 banorë)
  • Veles –8(me  54.384 banorë)
  • Gjevgjeli – 7(me 22.706 banorë)
  • Shtip – 6(me 43.625 banorë)
  • Strugë – 5(me 65.801 banorë)
  • Strumica – 5(me 57.175 banorë)
  • Koçani –5(me 37.758 banorë)
  • Bogdanci– 2(me 8.178 banorë)
  • Vinicë – 2(me 19.391 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)
  • Kërçovë – 1(me 56.937 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
  • Delçevë –1(me 17.713 banorë)
  • Radovish – 1 (me 29.100 banorë)

Kanë ndërruar jetë 11 persona , 4 pacientë nga Shkupi (76, 81, 79, 62), nga 2 pacientë nga Prilep (77, 66) dhe Krusheva (55, 76) dhe nga 1 pacient nga Shtipi (65), Manastiri (85) dhe Ohri (59).

 
Janë regjistruar 681 pacientë të rikuperuar në: -Shkupi 271 -Kavadarci 85 -Prilep 42 -Ohri 31 -Negotina 28-Tetovë 24 -Kumanova 23 -Veles 22 -Strumica 18 -Delçeva 17 -Gjevgjelia 14 -Shtipi 13 -Valandova 12 -Kriva Palanka 11 -Struga, Gostivari dhe Manastiri 10 -Bogdanci 7 -Kërçova 5-Krusheva dhe Sveti Nikolla 4-Radovishi dhe Kratova 3-Dibra, Berova dhe Koçani 2 -Resnja, Vinica, Demir Kapia dhe Makedonski Brodi nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithësej 544.816 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 107.479, numri i pacientëve të rikuperuar është 95.410, numri i vdekjeve është 3.206 dhe numri i rasteve aktive është 8.863.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>