Covid 19: prej 3394 testeve, kemi 872 raste të reja, 22 viktima dhe 412 persona të shëruar

E marteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3394 teste dhe u regjistruan 872 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 459 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 51 (me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 35 (me 38.741 banorë)
  • Kumanovë – 33 (me 109.228 banorë)
  • Ohër- 33 (51.591 banorë)
  • Manastir – 33 (me 91.983 banorë)
  • Tetovë – 31 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 28 (111.252 banorë)
  • Shtip – 24 (me 43.625 banorë)
  • Negotinë – 15 (me  19.327 banorë)
  • Berovë – 15 (me 12.813 banorë)
  • Veles –14 (me  54.384 banorë)
  • Kriva Pallanka – 13 (me  20.820 banorë)
  • Strugë – 11 (me 65.801 banorë)
  • Strumica – 11 (me 57.175 banorë)
  • Krushevë – 9 (me 9.418 banorë)
  • Demir Hisar – 8 (me 8.177 banorë)
  • Gjevgjeli – 7 (me 22.706 banorë)
  • Koçani –6 (me 37.758 banorë)
  • Radovish – 6 (me 29.100 banorë)
  • Probishtip – 6 (me 15.085 banorë)
  • Resnjë –5 (me 16.313 banorë)
  • Bogdanci– 5 (me 8.178 banorë)
  • Kërçovë – 5 (me 56.937 banorë)
  • Sveti Nikollë – 3 (me 17.683 banorë)
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë)
  • Demir Kapi – 1 (me  4.039 banorë)
  • Vallandovë – 1 (me  11.773 banorë)
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
  • Dojran– 1 (me 3.324 banorë)

Kanë ndërruar jetë 22 persona , 9 pacientë nga Shkupi (66, 69, 78, 87, 75, 80, 75, 70, 73), 4 pacientë nga Prilepi (67, 86, 89, 45), 2 pacientë nga Gjevgjelia (73, 73) dhe nga 1 pacient nga Tetova (72), Velesi (73), Ohri (79), Koçani (72), Kërçova (70), Dellçeva (75) dhe Strumica (70). 

Janë regjistruar 412 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 179 -Ohri 44 -Struga 34 -Prilep 33 -Kumanova 23 -Tetova 18 -Manastiri 13 -Strumica  12 -Gostivar 10 -Gjevgjelia 8 -Velesi 6 -Shtipi 5, -Kriva Pallanka, Dellçeva dhe Probishtipi nga 4, -Dibra dhe Kërçova nga 3, -Resnja, Vinica dhe Kratova nga 2, -Negotina, Krusheva dhe Bogdanci nga 1
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 548.210 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 108.350, numri i pacientëve të rikuperuar është 95.822, numri i vdekjeve është 3.228 dhe numri i rasteve aktive është 9.300.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>