Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2789 teste dhe u regjistruan 541 raste të reja të Covid-19 edhe ate në:
- Shkup – 290(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Prilep – 43(me 75.132 banorë)
- Tetovë – 22(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Ohër- 21(51.591 banorë)
- Gostivar – 19(111.252 banorë)
- Kavadarci – 16(me 38.741 banorë)
- Gjevgjeli – 16(me 22.706 banorë)
- Manastir – 16(me 91.983 banorë)
- Veles –15(me 54.384 banorë)
- Strumica – 13(me 57.175 banorë)
- Shtip – 13(me 43.625 banorë)
- Resnjë –12(me 16.313 banorë)
- Negotinë – 10(me 19.327 banorë)
- Kumanovë – 7(me 109.228 banorë)
- Bogdanci– 5(me 8.178 banorë)
- Koçani –4(me 37.758 banorë)
- Sveti Nikollë – 4(me 17.683 banorë)
- Demir Kapi – 3(me 4.039 banorë)
- Strugë – 3(me 65.801 banorë)
- Probishtip – 3(me 15.085 banorë)
- Pehçevë – 2(me 5.517 banorë)
- Vallandovë – 2(me 11.773 banorë)
- Radovish – 1(me 29.100 banorë)
- Kërçovë – 1(me 56.937 banorë)
Janë raportuar gjithsej 19 persona që kanë ndërruar jetë , të moshës 55-89 vjeç: 11 pacientë nga Shkupi, nga 2 persona nga Kumanova dhe Kavadarci dhe nga 1 person nga Ohri, Strumica, Negotina dhe Berova.
Janë regjistruar 521 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 166-Prilep 72-Ohër 54-Kavadarci 47-Negotinë 40-Kumanovë 28-Tetovë dhe Koçani nga 18-Veles, Strugë dhe Kriva Palankë nga 15-Gjevgjeli 5-Bogdanci 4-Krushevë 3-Manastir, Probishtip, Vinica, Demir Hisar, Kratovë, Demir Kapi dhe Pehçevë nga 2-Gostivar, Shtip, Kërçovë, Sveti Nikollë, Dellçevë, Berovë dhe Makedonski Brod nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 566.183 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 112.646, numri i pacientëve të rikuperuar është 97.687, numri i të vdekurve është 3.319dhe numri i rasteve aktive është 11.640.
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.