Kompania farmaceutike amerikane Moderna ka filluar testimin e vaksinës së saj me dy doza tek fëmijët, për të përcaktuar nëse vaksinimet duhet të përfshijnë edhe personat e moshës nën 18 vjeç.
Kompania do të vaksinojë rreth 6,750 fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada midis moshave nga gjashtë muaj deri në 12 vjeç. Dozat do të jepen me 28 ditë diferencë, që studiuesit të mund të vëzhgojnë efektet anësore të vaksinës dhe të përcaktojnë efektivitetin e saj përfundimtar.
Studimi po kryhet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, i cili ndihmoi Modernën për krijimin e vaksinës.
Që nga muaji dhjetor, Moderna po kryen një studim të veçantë mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës tek moshat e reja. Në studim përfshihen 3,000 fëmijë mes moshave 12 dhe 18 vjeç.
voa