Gjithsejt 751 pacientë janë duke u trajtuar në repartet infektive, ende ka shtretër të lirë…

RMV Ministria e shendetesiseNë 24 orët e fundit nëpër qendrat covid nëpër  spitale,  raportohet se gjithsej 751 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për covid-19 po trajtohen.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave që i arrijnë nga qendrat, në baza ditore,77 pacientë janë të shtruar në spitalin e Manastirit. 55 pacientë në spitalin e Shtipit. Në Tetovë ka 31 pacientë, në Veles 62 pacientë dhe në Kumanovë 104 pacientë . Në Ohër ka 92 pacientë, në Prilep 119, në Gostivar 35 , dhe në Strugë 20 pacientë. 45 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 9 në Kocani, 10 në Kërçovë, 72 në Kavadarci dhe 20 në Gjevgjeli.

Numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimit të pacientëve.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për covid-19 që trajtohen në departamentet infektive në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1329 dhe ka rreth 300 shtretër të lirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>