PE, raport pozitiv për Shqipërinë, Santos: Vendi në rrugën e duhur për procesin e anëtarësimit në BE

Isabel SantosEurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë është pozitiv, ndërsa vendi e meriton përparimin në rrugën e integrimit në BE.

Në një intervistë për “European Western Balkan”, Santos thekson se “besoj se fakti që në raport ne mbështesim caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare, është një sinjal shumë i mirë për qytetarët e Shqipërisë pasi ne besojmë se vendi është në rrugën e duhur në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Siç e dimë të gjithë, shqiptarët janë një nga popujt më proeuropianë, prandaj ky është një përfundim shumë i rëndësishëm”.

“Ne gjithashtu bëjmë një sërë rekomandimesh për tema që unë besoj se janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, si forcimi i dialogut politik dhe institucioneve demokratike, nevoja për të përmirësuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile, rëndësia e rritjes së niveleve të mediave dhe rritja e masave konkrete për të adresuar rënien demografike dhe largimin e trurit, ndër shumë të tjera. Unë gjithashtu do të doja të nënvizoja thirrjen për të vazhduar përpjekjet e bëra për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, nënvizon Santos.

https://multimedia.europarl.europa.eu/en/press-conference-by-isabel-santos-ep-standing-rapporteur-for-albania-and-ilhan-kyuchyuk-ep-standing_20210325-1400-SPECIAL-PRESSER_vd

Lidhur me hezitimin e vendeve anëtare për të ndjekur këshillat e Parlamentit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Santos theksoi se “procesi i anëtarësimit është diçka që varet nga marrëveshja e çdo shteti anëtar, kjo është diçka që rezulton në një kombinim shumë të vështirë të faktorëve dhe që nganjëherë mund të çojë në ndonjë ngecje të procesit.

Nuk mund të flas për arsyetimet e shteteve anëtare, por ajo që mund të siguroj është se ekziston një shumicë e madhe që njeh progresin e Shqipërisë në rrugën e pranimit dhe që është gati për caktimin e KPGJ-së së parë. Disa shtete anëtare, për arsye të brendshme ose të jashtme, janë ende duke ngritur disa pyetje. Ky është funksionimi normal i procesit politik, ashtu si diskutimet tona politike këtu në Parlamentin Europian”.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>