Peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës për t’u orientuar

kanë zbuluar se peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës, si një lloj GPS natyral, për të udhëtuar në distanca të largëta përgjatë oqeaneve të botës.

Hulumtuesit thonë se eksperimentet e tyre laboratorike detare me specie të vogla peshkaqenësh konfirmojnë spekulimet e kahershme se peshkaqenët përdorin fushat magnetike për t’u orientuar. Kjo veti është vërejtur edhe tek kafshë të tjera si breshkat e detit. Studimi u publikua këtë muaj në revistën “Current Biology”.

Studimi hedh dritë gjithashtu edhe mbi pikpyetje të tjera, se pse peshkaqenët janë në gjendje të përshkojnë detra të tëra dhe të gjejnë rrugën e kthimit, të gjejnë prenë dhe të shumohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>