Mijëra njerëz dolën në rrugët e Sidneit dhe qyteteve të tjera australiane të shtunën për të protestuar kundër masave kufizuese mes një rritje të re të rasteve me COVID-19.
Forcat e policisë arrestuan disa persona ndërsa turmat e njerëzve u përpoqën të thyenin gardhet e vendosura nga policia dhe hodhën shishe plastike në drejtim të tyre.
Demonstrues pa maska marshuan nga parku Viktoria i Sidneit drejt bashkisë së qytetit, me pankarta në duar ku shkruhej ndër të tjera “liri”. Sidnei ishte blinduar me forca policie, në përgjigje të asaj që autoritetet thanë se ishte një protestë e paautorizuar.
Autoritetet policore thanë se e përkrahin fjalën e lirë e të drejtën për tubime paqësore, por shtojnë se protesta shkelje urdhrat e vendosur për të garantuar shëndetin publik.
Kryeqyteti australian, Sidnej, ka qenë i mbyllur gjatë katër javëve të fundit, banorët mund të dilnin nga shtëpia vetëm me një justifikim të arsyeshëm.
Në Melburn, mijëra protestues marshuan pa maska e me pankarta ku shkruhej “kjo nuk ka të bëjë me virusin, por me kontrollin total të qeverisë ndaj njerëzve”.
Deri të premten, vetëm 15.4% e popullsisë së vendit prej moshës 16 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht.
voa